Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Irani mbyll një librari të rëndësishme për shkak të shamisë

Lapsi.al 31 January 2024
Irani mbyll një librari të rëndësishme për shkak

Një librari e rëndësishme në kryeqytetin e Iranit, Teheran, është mbyllur për shkak se ka dështuar ta zbatojë rregulloren për bartjen e detyrueshme të shamisë së kokës për disa nga myshterinjtë saj gra.

Autoriteti publik iranian tha më 30 janar se shtëpia e rëndësishme botuese, “Saless”, kishte kryer shkelje, duke e detyruar atë ta mbyllë menjëherë librarinë. Ky incident e vë në pah luftën e vazhdueshme të autoriteteve iraniane ndaj vendeve publike, komerciale dhe turistike, qindra prej të cilave janë mbyllur së fundmi për shkak të asaj që autoritetet e cilësojnë si shpërfillje të rregulloreve të hixhabit. Zemërimi për shkeljen e të drejtave të njeriut, në veçanti për shtypjen e grave, është rritur prej shtatorit 2022 kur 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq në paraburgim policor.

Ajo po mbahej në paraburgim për gjoja shkelje të ligjit të hixhabit, i cili i detyron gratë dhe vajzat mbi moshën 9-vjeçare ta mbulojnë kokën kur të dalin jashtë shtëpisë. Derisa protestat janë shuar, kundërshtimi i hixhabit vazhdon të jetë i fuqishëm, sepse tani shihet si një simbol i shtetit për shtypjen e grave dhe luftën vdekjeprurëse ndaj shoqërisë. Fushata kundër ligjit të hixhabit është rritur aq shumë saqë Abdolhossein Khosropanah, sekretari i Këshillit Suprem të Revolucionit Kulturor, e pranoi vitin e kaluar se derisa gratë që e shpërfillin ligjin e hixhabit teknikisht duhet të arrestohen, numri i madh i grave të përfshira e bën të parealizueshme paraburgosjen e tyre masive.

Por, autoritetet kanë vazhduar të mbyllin biznese, restorante, kafene dhe në disa raste edhe barnatore, për shkak të dështimit të pronarëve, apo menaxherëve për ta zbatuar bartjen e shamisë në vendin e punës./ REL

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI