Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gjenden mbi 120 kg drøgë në kufirin shqiptaro-malazez, policia pikasi një çantë dhe dy thasë

Lapsi.al 31 January 2024
Gjenden mbi 120 kg drøgë në kufirin shqiptaro-malazez, policia

Policia kufitare e Malit të Zi ka sekuestruar rreth 129 kg marijuanë në kufirin shqiptaro-malazez në Godinje, komuna e Tivarit. Sipas burimeve policia kufitare ka kontrolluar zonën në qytetin e Godinjës dhe kanë gjetur një veturë me targa të Podgoricës në të cilën kishte një çantë dhe dy thasë.

"Nga ndërmarrja e masave dhe veprimeve të mëtejshme konform ligjit, në bashkëpunim me punonjësit e Qendrës Rajonale të Sigurisë “Jug”, Departamenti i Sigurisë së Tivarit, u konstatua se në çantën dhe thasët në fjalë gjenden 129 pako me përmbajtje që dyshohet se janë lëndë narkotike marijuanë, me peshë totale 128.8 kilogramë.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Në vijimësi të aktiviteteve të mëtejshme, punonjësit e Sektorit për luftën kundër krimit në bashkëpunim me efektivët e Sektorit të Policisë Kufitare kanë ndërmarrë masa dhe veprime me qëllim përcaktimin dhe identifikimin e personave që kanë marrë pjesë në kontrabandën dhe transportimin e këtyre lëndëve narkotike”, thotë policia.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.6 lekë dhe do shitet me 96.4 ...

08:45

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI