Flash

Flet babai i shqiptarit që humbi jetën në Itali: Nuk po bënte video në TikTok

Lapsi.al 31 January 2024
Flet babai i shqiptarit që humbi jetën në Itali: Nuk po

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vdekjes së të riut shqiptar Lorenzo Pjetrushi. Sipas tyre ai vdiq për shkak të një loje që do të publikohej në TikTok. Ai humbi jetën gjatë festimeve të ditëlindjes së kushëririt të tij, një shofer që sapo kishte marrë patentën. Lorenzo kishte tentuar të qëndronte në kofanon e makinës së tij në lëvizje për të krijuar efektin e sërfit. Nuk dihet se në ç’rrethana ai u rrëzua dhe mori plagë të rënda në kokë.

Pas 9 ditësh agonie në spital ai nuk ia doli. Lëndimet shumë të rënda të marra në kokë ishin fatale për të riun 18-vjeçar nga Treviso. Ai u shtrua në reanimacion që prej datës 21 janar dhe mbrëmjen e së hënës, më 29 janar, zemra i pushoi së rrahuri. Djali me origjinë shqiptare dhe banues me familjen në Ormelle (Treviso), ishte transportuar me urgjencë në spitalin e Trevisos dhe gjendja e tij u shfaq menjëherë kritike.

Sipas hetimeve, përveç rrëzimit, ai është goditur më pas nga makina në lëvizje. Shokët e të riut ishin ata që bënë thirrje për ndihmë. Mbrëmja e festës përfundoi në tragjedi për shkak të videos së sfidës që do të publikohej në Tik Tok. Vetë kushëriri, me patentën e marrë disa muaj më parë, drejtonte makinën në kofanon e së cilës Lorenzo donte të performonte, duke u përpjekur të qëndronte në këmbë teksa ajo ishte në lëvizje.

Morto dopo nove giorni di agonia il 18enne che aveva fatto surf sul cofano dell'auto. Tragica bravata del sabato sera

18-vjeçari, i cili ishte në vitin e fundit të një instituti teknik në Oderzo dhe ëndërronte të bëhej mekanik, humbi ekuilibrin dhe në mënyrë të pashmangshme dhe u godit nga makina. Policia është ende duke e hetuar rastin. Në makinë, përveç kushëririt në timon, ndodheshin edhe 3 shokë të viktimës, të gjithë bashkëmoshatarë të tij, të cilët me sa duket ishin dëshmitarë të “sfidës” shumë të rrezikshme që më pas do të postohej në rrjetet sociale.

Humbi jetën për një video në “Tik Tok”, shokët e shqiptarit: Menduam se do ja dilte! |

I intervistuar nga “La Tribuna di Treviso”, Agroni, babai i Lorencos, flet për dhimbjen që po përjeton familja. “Lorenco ishte shumë i mirë. Si shumë të rinj të moshës së tij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër, italian, por me origjinë shqiptare. Nuk kemi fjetur për 8 ditë” –thotë ai duke u shprehur se nuk e ka të qartë dinamikën e aksidentit.

Babai i 18 vjeçarit shqiptar që humbi jetën në Itali: Djali im nuk po bënte video për TikTok - Shqiptarja.com

“Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin 5 prej tyre, një Ford. E drejtonte kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm 2 muaj me patentë, jo me shumë përvojë. Por ata nuk po bënin video ose foto për t’i postuar në TikTok, siç thanë disa njerëz gabimisht. Se si ka ndodhur. E di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok” – thotë ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Pogradec, një i plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Qafe Pllocë. Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë një motomjet dhe nj...

21:35

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI