Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E reja humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin privat në Tiranë, policia nis hetimet

Lapsi.al 31 January 2024
E reja humbi jetën pas ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin privat

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë një ditë më parë, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale që kishte bërë në një spital privat në Tiranë. Ditën e sotme policia e Tiranës ka bërë me dije se kanë nisur hetimet për rastin, ndërsa janë marrë në pyetje mjekët dhe familjarët e së resë.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, më datë 30.01.2024, është marrë njoftim se në një spital privat, pas një operacioni, ka ndërruar jetë shtetasja I. H., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas marrjes së njoftimit, në drejtimin e Prokurorisë, është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para procedurale si autopsia, marrja në pyetje e familjarëve, marrja në pyetje e mjekëve dhe anestezistit që kanë marrë pjesë në operacion.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.6 lekë dhe do shitet me 96.4 ...

08:45

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI