Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Basha: PD në ballë të betejës për emigrantët

Lapsi.al 31 January 2024
Basha: PD në ballë të betejës për emigrantët

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, duke iu përgjigjur pyetjeve në Instagram, ka folur për votën e emigrantëve, teksa theksoi se pala e tij ka dorëzuar në Parlament propozimin sesi mund të mundësohet.

Basha tha se Partia Demokratike është në ballë të betejës për votën e emigrantëve, ndërsa shtoi se këta të fundit përfaqësojnë gjysmën e Shqipërisë jashtë kufijve të vendit.

“Përshëndetje dhe respektet e mia. Aktualisht Partia Demokratike ka dorëzuar në parlament propozimin se si të mundësohet votat për emigrantët. Së pari Shqipëria një zonë. Së dyti, votimi dhe numërimi elektronik dhe shtrirja e kësaj infrastrukture në të gjitha vendet ku banojnë shqiptarët, do të mundësojë që të hiqet çdo pengesë reale apo artificiale që ju ka penguar të votoni aty ku jetoni. Ky është qendrimi ynë, ky është përkushtimi ynë. Natyrisht që ndryshimi kërkon që të gjitha forcat politike të bashkohen dhe të ndryshojnë kodin zgjedhor. Partia Demokratike është në ballë të kësaj beteje për votën e emigrantëve, për emigrantët që aktualisht përfaqësojnë gjysmën e Shqipërisë jashtë kufijve të Shqipërisë”, tha Basha.

Të këshilluara

Aksident në Lezhë-Milot, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në superstradën Lezhë-Milot, ku raportohet për dy të plagosur, mes të cilëve edhe një i mitur. Dy automjete “Volsavg...

18:33

A janë ndarë Xhensila dhe Besi?

Para pak kohësh u aludua për një krisje të marrëdhënies së tyre, madje u tha se Xhensila ishte larguar nga shtëpia ama këto ishte Besi ai që i mohoi. Ditën e...

18:14

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI