Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Plagoset me thikë 28-vjeçari në Kavajë, arrestohet autori

Lapsi.al 30 January 2024
Plagoset me thikë 28-vjeçari në Kavajë, arrestohet autori

Një 34-vjeçar me inicialet J. K., është shoqëruar nga policia e Kavajës pasi dyshohet se ka plagosur një 28-vjeçar me thikë. Dyshohet se konflikti që çoi në plagosje ka ndodhur për motive të dobëta. 28-vjeçari ndodhet në spital ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

"Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon, kap dhe shoqëron menjëherë në Komisariat autorin e dyshuar. Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Fier, makina merr flakë në lëvizje

Një makinë ka marrë flakë në ecje, në Fier, përkatësisht në aksin që lidh qytetin me autostradën Fier-Tiranë. Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz”, një 21-...

19:00

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëra tjetrën dhe pë...

19:30

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI