Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Pendohet italiani: Ju rrëfej vrasjen e gruas dhe ish-të fejuarës shqiptare

Lapsi.al 30 January 2024
Pendohet italiani: Ju rrëfej vrasjen e gruas dhe ish-të fejuarës

Vrasësi i dyshuar i dy grave, italiani Marco Romeo i ka dërguar një letër gjykatës. Ai siguron se dëshiron të rrëfejë vrasjen së ish-bashkëshortes së tij, Paula majin e kaluar. Ai thotë se të gjithën këtë do ta bëjë sepse që kur hyri në burg ka pasur “një marrëdhënie shumë të ngushtë me Zotin dhe është plotësisht i penduar”. Mediat italiane shkruajnë se Romeo ka siguruar se do të rrëfejë faktet para gjyqtarit dhe siç ka shkruar në letër, kërkon të tregojë se si kanë ndodhur ngjarjet.

Lidhur me vrasjen e Paulës, ai pohon se ka pasur një përleshje të mëparshme mes të dyve dhe se pas një përleshjeje e kapi nga qafa dhe e hodhi në tokë. Ajo bërtiti për ndihmë, por se ai u përpoq ta sulmonte dhe e vrau. Ai thotë se nuk i kujtohet gjë tjetër, pasi e kapi paniku dhe iku.

Romeo ka folur edhe për vrasjen e shqiptares Sibora Gagani, me të cilën ai ishte i lidhur, e cila u zhduk në vitin 2014. Ai këmbëngul se nuk ishte përgjegjës për vdekjen e saj, por pranon se e kishte fshehur trupin e saj. Eshtrat e viktimës u gjetën të ftura në çanta brenda një kutie druri pas një muri të dyfishtë qershorin e kaluar. Ai tha se se i vjen keq “që bëri diçka kaq të neveritshme”.

Në letër, ai kujton se ka qenë ai që ka dhënë “informacionin kyç” në policinë e Torremolinos se ku ndodhej trupi i Siborës, por agjentët e kanë “shitur” duke gënjyer dhe thënë se ai është përgjegjës për vdekjen e saj edhe pse ai e mohon. Marco Romeo rrëfeu majin e kaluar se kishte murosur ish-të dashurën e tij Sibora.

Sibora Gagani u shpërngul me Marcon nga Italia në Costa del Sol të Spanjës në vitin 2011, por u zhduk më 7 korrik 2014, menjëherë pas ndërprerjes së marrëdhënies me të. Nga ajo kohë familja e saj, e cila banon në Itali, nuk e dinte vendndodhjen e të resë. Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi disa ditë pasi Marco u arrestua për vrasjen me thikë të ish-partneres së tij Paula në një shtëpi  në Torremolinos. Pas disa kontrolleve në banesë u gjetën eshtrat e shqiptares.

Në lidhje me vdekjen e Paulës, ai pohon në letër se “asnjëherë” nuk e ka goditur atë, se të dy kanë qenë përdorues droge dhe se kohët e fundit kanë pasur shumë debate pasi ai kishte bërë një “budallëk” me një kamariere, ndaj kishin vendosur të ndërpresin përkohësisht marrëdhënien. Pavarësisht kësaj, ditën e krimit ata kanë qenë të dy në shtëpi dhe kishin konsumuar shumë drogë dhe pas një debati për shkak se persona të tretë kishin konfirmuar lidhjen me kamarieren, filloi lufta.

Ai pohon se nuk do ta kishte imagjinuar kurrë “një tragjedi të tillë” dhe se duhej të kishte lajmëruar policinë, por se e kapi paniku dhe mësoi se në atë moment kishte humbur përgjithmonë djalin që kishin të përbashkët. “Nuk do të kisha qenë kurrë në gjendje të dëmtoja vullnetarisht nënën e fëmijës tim. “Betohem”, pohon ai në letër, ku thotë se “falë rrugës shpirtërore” që ka ndërmarrë po mëson nga gabimet e tij dhe për këtë kërkon të bashkëpunojë me drejtësinë. /Lapsi.al

Të këshilluara

Fier, makina merr flakë në lëvizje

Një makinë ka marrë flakë në ecje, në Fier, përkatësisht në aksin që lidh qytetin me autostradën Fier-Tiranë. Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz”, një 21-...

19:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI