Flash

Kompania e Elon Musk implanton çipin e parë në trurin e njeriut

Lapsi.al 30 January 2024
Kompania e Elon Musk implanton çipin e parë në trurin e njeriut

Miliarderi teknologjik, Elon Musk bëri të ditur se kompania e tij Neuralink ka arritur të vendosë me sukses një çip ne trurin e njeriut për herë të parë në histori. Rezultatet fillestare treguan sinjale premtuese të neuroneve ose impulseve nervore dhe pacienti qe iu nënshtrua provës është duke u rikuperuar deklaroi Musk.

Lexo më tej: Dritë jeshile për Neuralink/ Çfarë duhet të dini për çipat që do vendosim në tru 

Qëllimi i kompanisë është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët dhe thotë se dëshiron të ndihmojë në trajtimin e kushteve komplekse neurologjike.

Kompanisë së Musk iu dha leja për të testuar çipin te njerëzit nga rregullatori amerikan FDA në muajin maj, një moment historik pas përpjekjeve të mëparshme për të siguruar miratimin. Kjo dha dritën jeshile për fillimin e studimit gjashtëvjeçar gjatë të cilit një robot po përdoret për të vendosur kirurgjikisht 64 fije fleksibël, më të holla se një qime floku, në një pjesë të trurit që kontrollon “qëllimin e lëvizjes”, sipas Neuralink.

Kompania thotë se këto fije lejojnë implantin e saj eksperimental – të mundësuar nga një bateri që mund të ngarkohet me vale, të regjistrojë dhe transmetojë sinjalet e trurit me valë në një aplikacion që dekodon se si personi synon të lëvizë.

Përmes rrjetit social X, Musk tha se produkti i parë i Neuralink do të quhej Telepathy. Telepatia, tha ai, do të mundësonte “kontrollin e telefonit apo kompjuterit tuaj, dhe përmes tyre pothuajse çdo pajisje, vetëm duke menduar”. “Përdoruesit fillestarë do të jenë ata që kanë humbur përdorimin e gjymtyrëve të tyre”, theksoi Musk.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI