Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Berisha: Jam shpallur i rrezikshëm për korrupsion 8 vite pas pushtetit

Lapsi.al 30 January 2024
Berisha: Jam shpallur i rrezikshëm për korrupsion 8 vite pas pushtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe mbrëmjen e sotme ka folur për mbështetësit e tij nga dritarja e banesës, teksa ndodhet në arrest shtëpie. Ai tha se u shpall non grata që Rama të qeveriste i qetë.

Berisha u shpreh se PD do të ishte një fasadë po të mos ishte për “kthesën” që u ndërmor, ku vendimet do të merreshin nga “Balla e Brava”.

“Dy vjet më parë në mënyrë që Edi Rama të vendoste paqen e përhershme në sundimin e tij, në mënyrë që Edi Rama të qeveriste i qetë me Lulin e tij, Sali Berishën e shpallën non grata për korrupsion, e shpallën non grata për minimin e demokracisë. Unë e di se, sa e vështirë ishte për ju kthesa, por ju njerëz të ndershëm, idealistë, ju njerëz të të vërtetës, nuk mund të pranonit kurrë të besoni gënjeshtrën për të vërtetë. Nuk mund të pranonit kurrë shantazhin e padrejtë. Nuk mund të pranonit kurrë që Sali Berisha, njeriu që kishte luftuar më shumë se kushdo tjetër në jetën e tij, korrupsionin në këtë vend, të shpallej 8 vite pas largimit nga pushtetit, si i rrezikshëm për korrupsionin e tij.

Që Liri Berisha e cila kishte 14 vite që punonte vullnetarisht pa asnjë shpërblim, çdo ditë e çdo natë me fëmijë autikë. Nuk mund ta pranonit ju kurrë një akuzë të tillë, të pavërtetë e cila kishte vetëm një synim, të çelikoste pushtetin e Edi Ramës. Por s’mund të pranonit ju kurrë një vendim i cili bazohej fund e krye në korrupsionin transnacional Rama-Soros-McGonigal, i cili kishte për qëllim vetëm një, të forconte pushtetin e Edi Ramës. Pavarësisht se i vriste Shqipërisë shpresën. Pavarësisht se e shndërronte Shqipërinë në një vend pa opozitë, vështirësitë tuaja individuale, familjare, sociale për të zgjedhur ishin të jashtëzakonshëm. Demokratet e demokratët ishin njerëzit e vërtetë dhe zgjodhën të vërtetën. Zgjodhën opozitarizmin sovran. U akuzuat se ishit antiamerikan. U akuzuat se ishit antiperëndimore. Po a mund të pranonit ju se Sali Berisha kishte minuar demokracinë në një kohë që në 6 vite qeverisja e PD-së kishte firmosur marrëveshjen e stabilizim asocimit. Kishte liberalizuar vizat. Kishte marrë rekomandimin për vend kandidat nga Komisioni Europian. Anëtarësoi vendin plotësisht në NATO.

Të gjitha këto pa përjashtim ishin rezultat i konsolidimit të standardeve demokratike në Shqipërisë. I luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. I luftës së suksesshme ndaj korrupsionit. A mund të pranonit ju se Sali Berisha kishte minuar demokracinë në një kohë ju, vetëm 5 muaj para largimit tim nga pushtetit dëgjuat me veshët tuaj se si, sekretarja Hillary Clinton i tha shqiptarëve dhe botës; cilido që dëshiron të shikojë demokracinë në veprim të vijë në Shqipëri.

Jo e jo, ju u ngritët, morët kthesën shpëtimtare për PD-në, për opozitën shqiptare, për pluralizmin. Ju lutem! Imagjinoni për një moment në rast se ju, 44 mijë demokrate e demokratë që morët pjesë në referendumet e partisë, nuk do të kishit marrë kthesën, ku do të ishim ne sot. Ku do të ishte PD? Do të ishte një fasadë opozitë, vendimet për të cilën merreshin nga Balla e Brava në kuzhinën e Desadës, në takime të fshehta. Por jo, dallimi mes jush dhe të tjerëve është i madh. Ju jeni njerëz të idealeve, të parimeve, të dinjitetit, ju nuk mund të shisnit për asgjë të vërtetën. Ju donit shumë Amerikën, Europën, por doni më shumë Shqipërinë, doni më shumë të vërtetën. Ndaj dhe morët kthesën, kthesën shpëtimtare”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI