Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Akull në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, apeli i drejtuesve të mjeteve: Të merren masa

Lapsi.al 30 January 2024
Akull në rrugën nacionale Burrel-Skuraj, apeli i drejtuesve të

Temperaturat e ulëta gjatë natës kanë krijuar probleme në rrugën nacionale Burrel-Skuraj. Prania e ujit gjatë ditës është kthyer në akull natën pasi temperatura zbriti deri në -5 gradë Celsius.

Problem për drejtuesit e mjeteve ishte segmenti në afërsi të ish bazës së asfaltit, ku e gjithë rruga ishte mbuluar nga akulli. Drejtuesit e mjeteve shprehen se janë përballur në befasi me praninë e akullit dhe se në orët e para të mëngjesit ka pasur mjete që kanë dalë nga rruga.

Ata kërkojnë që firma mirëmbajtëse të bëjë kujdes dhe të kriposë vendet e rrezikshme ku ka prani akulli.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI