Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Lapsi.al 30 January 2024
Aksident në Elbasan, 3 të plagosur

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Dy automjete dhe një motomjet janë përplasur me njëra tjetrën dhe për pasojë njëri prej drejtuesve të mjeteve dhe dy pasagjerë kanë marrë lëndime në trup.

Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd", janë përfshirë në aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin C. M., 32 vjeç dhe motomjeti me drejtues shtetasin B. H..

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi B. H., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin C. M., të cilët po kryejnë ekzaminimet në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin C. M. po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI