Flash

Studimi/ Ajri në Tiranë deri 18 herë më i ndotur se mesatarja

Lapsi.al 30 January 2024
Studimi/ Ajri në Tiranë deri 18 herë më i ndotur se

Ajri që thithim në Tiranë është minimumi 7 herë dhe maksimumi 18 herë më i ndotur se një mesatare, që merret si njësi matëse nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ky përfundim del me një matje të thjeshtë, të kryer nga anëtari i Akademisë së Shkencave, Besnik Bare, ish-kryetar i PS në Tiranë dhe ish-deputet që është ndalur në disa nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit për të matur nivelin e ndotjes dhe që e shfaqi këtë në emisionin Të Paekspozuarit. Përfundimi; qytetarët që banojnë në këto zona janë të ekspozuar ndaj helmeve që qarkullojnë në ajër në nivele alarmante.

Çfarë janë PM2.5

Për të njohur më mirë nivelin e ndotjes duhet kuptuar se çfarë janë grimcat PM2.5. Këto grimca mikroskopike kanë një diametër 2,5 mikron dhe qëndrojnë në ajër. Ato prodhohen kryesisht nga djegia e lëndëve fosile dhe janë aq të vogla sa kanë aftësi që të depërtojnë deri në mushkëri dhe të hyjnë në qarkullimin e gjakut, duke prekur pothuajse çdo organ në trup.

Si të tilla, merren si njësi matëse nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të matur nivelin e ndotjes dhe dëmet që krijojnë në shëndetin e njeriut.

Pasi depërtojnë në enët tona të gjakut grimcat kthehen në rrezik për shëndetin dhe shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.

Udhëzimet e OBSH thonë se përqendrimet mesatare vjetore të PM2.5 nuk duhet të kalojnë 5 mikrogramë për metër kub (µg/m 3).

Zonat më të ndotura të Tiranës

Profesori Besnik Baraj ka gjetur se nivelet e këtyre grimcave të rrezikshme në ajrin e Tiranës janë disa herë më shumë se mesatarja sikurse shihet në grafikun më lart. Ai ka kryer matje në zonat më të lakmuara në kryeqytet, ku ndotja regjistrohet të jetë minimumi 33 dhe maksimumi 92.6 mikrogramë për metër kub (µg/m 3).

Në grafikun më lart, vendet e matura janë emërtuar me lokale të njohura të Tiranës apo institucione të ndryshme. Vihet re se niveli më i ulët i ndotjes, prap 7 herë më shumë se mesatarja është pranë stadiumit Air Albania ku hapësirat janë më të mëdha.

Niveli më i lartë i ndotjes është tek bar E88, pranë ish-ekspozitës në zonën e unazës së vogël, ku ka një lëvizje të madhe të makinave, por edhe një dendësi të madhe në ndërtime.

Matjet në mjediset e lokaleve pranë rrugëve kryesore të Tiranës është shumë herë më e lartë se vlera e rekomanduar nga OBSH, 5 mikrogram/m3. Në qendrat tregtare në vendet e parkimit vlerat arrijnë në nivele kritike, deri në 352 mikrogram/m3, nga norma 5 mikrogram/m3.

“Këto matje i kam kryer nga ora 08:00 e mëngjesit deri në 10:00 të mëngjesit, në objektet ku njerëzit ulen buzë lokaleve. Ishte ditë e thatë. Vlerat janë shumë të mëdha. Janë shumëfish nga rekomandimi i OBSH”, – tha Baraj.

Profesori Baraj, i ka bërë matjet edhe në orët e para të mëngjesit, ku ka qarkullim minimal të mjeteve dhe grimcat janë sërish në nivele alarmante. Vlerat e matura në 15 stacione të Tiranës, nga ora 03:00-05:00 të mëngjesit, variojnë nga 31.7 – 78 mikrogram/m3. Pra në asnjë rast më e vogël se 5 mikrogram/m3, që është norma e OBSH.

Një vit më parë, një investigim i Piranjave doli në përfundime të ngjashme duke iu referuar matjeve të laboratorit të specializuar ‘Neotes’, në Salerno të Italisë, për të mundësuar matjen e nivelit të ndotjes në Tiranë.

Specialistë nga ky laborator zbarkuan në kryeqytet dhe në 20 pika nevralgjike instaluan aparaturat matëse.

Rezultatet treguan se ndotja e ajrit është katërfish më e lartë se mesatarja e vendeve evropiane. Më i rrezikshëm është përqëndrimi i dy përbërësve kimikë, dioksidit të azotit dhe benzenit./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI