Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Mediat italiane: Gjykata shqiptare injoroi kritikat për marrëveshjen e emigrantëve

Lapsi.al 29 January 2024
Mediat italiane: Gjykata shqiptare injoroi kritikat për marrëveshjen e

Ka marrë vëmendje të madhe edhe në mediat e vendit italiane vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri që i dha “OK” marrëveshjes Rama - Meloni për emigrantët. RAI citon se marrëveshja mes Tiranës dhe Romës “nuk dëmton integritetin territorial të Shqipërisë”, por sipas medias së njohur italiane “gjykata shpërfilli kritikat e OJQ-ve dhe të opozitës shqiptare kundër hapjes në territorin e Republikës Ballkanike të dy qendrave të mëdha të pritjes për migrantët”.

Edhe “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar hapësirë argumenteve të gjykatës ka cituar kryetaren Holta Zacaj, sipas së cilës marrëveshja është “në përputhje me Kushtetutën”. Mediat e njohur italiane sjell në vëmendje deklaratën e Komisionerilt të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk që shprehu shqetësimin e tij për marrëveshjen

“Këto transferime në Shqipëri për të përmbushur procedurat e azilit dhe kthimit, shmangin çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut, veçanërisht lirinë nga ndalimi arbitrar dhe nevojën për të siguruar procedura adekuate të azilit, duke përfshirë kontrollin dhe identifikimin” - tha Türk.

Përveç raportimit të asaj që ka ndodhur, "Corriere della Sera" nënvizon edhe faktin se marrëveshja u miratua me 5 vota pro dhe 4 kundër nga Gjykata Kushtetuese. Debatet sipas saj kanë qenë të ashpra dhe kanë zgjatur disa orë.

Pas vendimit të Gjykatës shqiptare ka reaguar Sara Kelany, relatore në Dhomën e Deputetëve, përfaqësuese e “Fratelli d'Italia”.

“Shqipëria do të përmbyllë brenda pak ditësh procesin parlamentar dhe me kalimin e projektligjit të ratifikimit edhe në Senat do të jemi gati të shkëmbejmë nota dhe të nisim projektin. E majta italiane, e cila ditët e fundit ka qenë e zënë duke kërkuar ndalimin e procesit parlamentar të miratimit të traktatit me supozimin e rremë se Gjykata Kushtetuese shqiptare ka sanksionuar antikushtetutshmërinë e tij ka dëshmuar edhe një herë se është e gabuar”, - tha ajo. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Kushtetuesja i thotë PO Ramës për kampet e refugjatëve

Të këshilluara

FOTOLAJM/ Në varrimin e Gjykatës Kushtetuese

Pas vendimit që mori Gjykata Kushtetuese për t'i hapur rrugë deportimit të refugjatëve afrikanë në Shëngjin, një grup të rinjsh i kanë vendosur një kurorë me lu...

16:26

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI