Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mbante familjen mbyllur në banesë, caktohen 20 ditë burg për 35-vjeçarin

Lapsi.al 29 January 2024
Mbante familjen mbyllur në banesë, caktohen 20 ditë burg për

Gjykata e Tiranës ka caktuar burg me afat 20 ditor për 35-vjeçarin Jetnor Zhaboli, i cili mbante të mbyllur prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijën e mitur, brenda banesës së tyre. Ndërkohë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm të 35-vjeçarit në spital, derisa të dalë ekspertiza.

35-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe shkaktim të vetëvrasjes, pasi prej më shumë se 1 viti mbante mbyllur në banesë familjen. Zhaboli kishte kthyer banesën e tij në një burg për familjarët e tij, mes të cilëve nënën, gruan dhe dy fëmijët 3 dhe 9 vjeç të cilët ishin të monitoruar gjatë gjithë kohës me kamera sigurie.

35-vjeçari, i cili u arrestua me 26 janar kishte montuara kamera në hyrje të derës së shtëpisë, si edhe anash saj, për të parë nëse dikush prej tyre do të dilte nga shtëpia, kur ai nuk ndodhej aty. Shtëpia ishte e gjitha me kamera sigurie, në të gjitha dhomat e po ashtu edhe në tualet.

Jetnor Zhaboli, pasi largohej nga banesa, bllokonte edhe valët e telefonit të familjarëve të tij, që të mos kishin mundësi të kontaktonin me të tjerë.

Zhaboli, baba i dy fëmijë të mitur, ka deklaruar se bënte këtë për t’i mbajtur nën kontroll. Përveç kësaj ai dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij, ndërsa kjo e fundit kishte tentuar disa vetëvrasje, ndërsa policia gjeti në banesë dy letra lamtumire që ajo i kishte dërguar të afërmve të saj.

Policia kishte marrë informacion prej kohësh në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa në momentin që ka shkuar në banesë, ka dëgjuar zërat e njerëzve që ishin brenda saj, por asnjë nuk mund të dilte, ndërsa ka qenë vetë ai i cili i ka hapur derën policisë. Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do te blihet me 103.6 lekë dhe do të shitet me 104.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan blihet me 95.4 lekë dhe do shitet me...

08:33

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI