Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Sulmohen me gurë dy autobusë të Kosovës në Serbi

Lapsi.al 28 January 2024
Sulmohen me gurë dy autobusë të Kosovës në Serbi

Dy autobusë të një kompanie udhëtimi nga Kosovë janë sulmuar me gurë ditën e sotme teksa udhëtonin përmes Serbisë. Mësohet se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Përfaqësuesi i kompanisë së mjeteve që ranë pre e sulmeve ka thënë për mediat në Kosovë se në vendngjarje ka mbërritur dhe policia dhe se dhe përveç autobusëve të tyre janë gjuajtur me gurë edhe mjete tjera.

“Na kanë gjuajtur me gurë, xhamin e kanë thyer. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhur, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesnatës, 12:30 apo 01:00. Ka qenë policia, por s’ka mundur me i gjet ata. Kanë qenë në vendin e ngjarjes. Edhe tjerë autobusë i kanë sulmuar”, - ka zbuluar ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI