Flash

U kapën me kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë në Lezhë

Lapsi.al 27 January 2024
U kapën me kanabis dhe kokainë, arrestohen dy të rinjtë

Një 23-vjeçar dhe një 19-vjeçar janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”, pasi u kapën me lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.

Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit Ergys Përgjini, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi, 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.

23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza.

Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Për këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti...

09:07

Arrestohet në Tiranë shpërndarësi i drogës

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, ...

09:55

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI