Flash

Trafiku i klandestinëve, dy të arrestuar në Librazhd e Berat

Lapsi.al 27 January 2024
Trafiku i klandestinëve, dy të arrestuar në Librazhd e Berat

Një 44-vjeçar është vënë në pranga, pasi nuk iu bind urdhrit të policëve për të ndaluar automjetin, në dalje të Pogradecit.

Policia iu vu në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit në fshatin Qukës të Librazhdit. 44-vjeçari E.P së bashku me një shtetas tjetër pasagjer Xh.S po transportonin me automjetin tip “BMË” 5 emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesave, nga 2 shtetasit, për të kaluar ilegalisht, kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Pasagjeri Xh. S. ka përfituar nga errësira dhe është larguar. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Ndërsa në Berat është vënë në pranga një 59-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Agron Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim.

Të këshilluara

Si do të jetë moti në fundjavë

Për këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriore. Moti...

09:07

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI