Flash

Sulm me armë në SHBA, dy nxënës të vrarë (Pamje të rënda)

Lapsi.al 27 January 2024
Sulm me armë në SHBA, dy nxënës të vrarë (Pamje
Dy gjimnazistë, 16 dhe 17 vjeç, u plagosën për vdekje të premten nga persona të armatosur në Çikago të SHBA. Ndërsa po dilnin nga shkolla me katër shokë të tjerë të klasës, pranë tyre u ndalën dy makina dhe personat me kapuç dolën dhe hapën zjarr ndaj tyre, sipas raportimit të gazetës Chicago Tribune. Dëshmitarët okularë thanë se personat e armatosur qëlluan rreth 20 herë, ndërsa një oficer policie që mbërriti më vonë në vendngjarje e quajti atë një “pritë vdekjeje”. Sipas Channel3 Noë, studentët u identifikuan si 17-vjeçari Robert Boston dhe 16-vjeçari Monterio Williams. “Dy studentët u dërguan në spitalin Northëestern Memorial në gjendje kritike pas plagëve të marra”, tha zëvendës shefi i policisë John Hine. Departamenti i Policisë së Çikagos po kryen një hetim për të identifikuar autorët dhe për të përcaktuar motivin e sulmit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI