Flash

Scholz: Në Gjermani po rriten rrjetet e errëta neo-naziste

Lapsi.al 27 January 2024
Scholz: Në Gjermani po rriten rrjetet e errëta neo-naziste

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, shprehu të shtunën shqetësim për rritjen e prirjeve të ekstremit të djathtë në vendin e tij, 79 vjet pas çlirimit të kampit famëkeq të Aushvicit.

“Të dhëna të reja po shfaqen gjatë gjithë kohës, për neo-nazistët dhe rrjetet e tyre të errëta”, tha socialdemokrati në një fjalim të regjistruar me video, në përkujtim të 27 janarit 1945, ditës së çlirimit të Aushvicit, nga trupat sovjetike.

“Në të njëjtën kohë, populistët e krahut të djathtë po fitojnë terren, duke ushqyer frikë e mbjellë urrejtje”, tha zoti Scholz, duke shtuar se kjo gjë nuk duhet pranuar.

Ndërkohë protestat kundër partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) kanë marrë vrull, pas njoftimeve se dy anëtarë të lartë të partisë iu bashkuan një takimi, për të diskutuar planet për dëbimin masiv të qytetarëve me origjinë të huaj. Demonstratat në mbarë vendin, që po shkojnë në javën e tyre të tretë. Protestuesit kërkojnë të frenojnë mbështetjen për AfD-në, një parti që renditet e dyta në nivel kombëtar dhe e para në tre shtetet lindore të Gjermanisë, që mbajnë zgjedhje këtë vit.

“Është kohezioni i demokratëve që e bën demokracinë tonë të fortë”, tha zoti Scholz.

“Ta tregosh këtë në formë besimi, në publik, siç po ndodh tani është gjë e mirë”, shtoi ai.

Kancelari mirëpriti gjithashtu një vendim historik për të shkurtuar fondet për partinë radikale të krahut të djathtë ‘Die Heimat’, çka ka ndezur debat nëse një hap i ngjashëm mund të ndërmerret kundër partisë nacionaliste AfD. Duke iu referuar vendimit zoti Scholz e quajti atë “shumë të mirë”. /VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI