Flash

Dita e Përkujtimit të Holokaustit/ Scholz bën thirrje të luftohet antisemitizmi

Lapsi.al 27 January 2024
Dita e Përkujtimit të Holokaustit/ Scholz bën thirrje të

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojnë demokracinë e Gjermanisë dhe të luftojnë antisemitizmin, përderisa shteti po shënon 79-vjetorin e çlirimit të kampit nazist të përqendrimit, Aushvic, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Që nga viti 1996, Gjermania ka shënuar 27 janarin si ditën e kujtimit të tmerreve të Holokaustit.

Nazistët kanë vrarë 6 milionë hebrenj evropianë gjatë Holokaustit. Të shtunën, përderisa njerëzit në Gjermani vendosin kurora lulesh dhe ndezin qirinj në memorialet dedikuar viktimave të terrorit nazist.

Kancelari gjerman tha se shteti duhet të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë për “këtë krim kundër njerëzimit”.

Ai theksoi se lufta kundër çdo lloji të antisemitizmit dhe lufta për demokracinë nuk është diçka që mund të bëhet vetëm nga Qeveria, por për të kërkohet mbështetja e të gjithë gjermanëve.

Scholz iu referua në mënyrë specifike kërcënimit që paraqet rritja e populistëve të ekstremit të djathtë në Gjermani, në Evropë dhe në mbarë botën. Sipas tij, ata “po mbjellin frikë dhe urrejtje”.

Në Gjermani, sipas sondazheve, Partia e Alternativës për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë është rritur, duke u renditur e dyta me rreth 23 për qind mbështetjes./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI