Flash

Trump mohon në gjykatë se ka abuzuar seķsualisht me shkrimtaren Carroll

Lapsi.al 26 January 2024
Trump mohon në gjykatë se ka abuzuar seķsualisht me shkrimtaren

Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar në gjyqin kundër tij për shpifje ndaj autores E. Jean Carroll. Ai ka përsëritur dëshminë e tij paraprake që pretendimi i shkrimtares se Trump e ka dhunuar është vetëm një mashtrim.

“100% po”, i ka thënë Trump avokates së tij, Alina Habba në gjykatën federale në Manhatan, kur është pyetur nëse komentet e tij në tetor të vitit 2022, për këtë rast, kanë qenë të sakta.

Më herët gjatë së enjtes, avokatët e Carroll e kanë publikuar një incizim të seancave të kaluara, në të cilat Trump e ka quajtur ish-kolumnisten e revistës Elle, si “të sëmurë mendërisht”, dhe ka kërcënuar se do ta padisë atë.

“Është akuzë e rreme, nuk ka ndodhur kurrë, nuk do të ndodhte kurrë”, ka thënë Trump gjatë dëshmisë.

Caroll, 80-vjeçare, synon të fitojë një dëmshpërlim prej të paktën 10 milionë dollarëve, lidhur me mohimet e Trumpit, më 2019, se e ka dhunuar atë në mesin e viteve ’90 në zhveshtoren e një dyqani në Manhatan.

Në majin e vitit të kaluar, një tjetër juri e ka urdhëruar Trumpin ta paguajë Carollin, 5 milionë dollarë, pasi ai e ka mohuar pretendimin për dhunim.  Gjyqi ka zgjatur katër ditë dhe argumentet përmbyllëse pritet të bëhen publike të premten./REL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI