Flash

Stërvitja “Defender 2024”, reagon ashpër Rusia: Mund të ketë pasoja tragjike për Evropën

Lapsi.al 26 January 2024
Stërvitja “Defender 2024”, reagon ashpër Rusia: Mund

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar ashpër pas stërvitjes ushtarake të NATO-s “Defender 2024”, duke theksuar se është provokuese.

Sipas diplomates ruse stërvitja pranë kufijve rusë e NATO-s rrisin rrezikun e incidenteve ushtarake dhe mund të çojnë në pasoja tragjike për Evropën.

“Këto praktika janë haptazi provokuese. Për disa muaj, një grup prej 90,000 trupash nga 31 vende anëtare të NATO-s, si dhe Suedia, do të veprojnë aktivisht pranë kufijve rusë. Ky hap synon qëllimisht të përshkallëzojë situatat. Kjo rrit rrezikun e incidenteve ushtarake dhe në fund mund të çojë në pasoja tragjike për Evropën,” tha ajo.

Megjithatë ajo theksoi se pala ruse “nuk ka plane për të sulmuar vendet e NATO-s”.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, NATO nuk e fsheh faktin se gjatë stërvitjeve do të praktikohen “praktikat për të zmbrapsur kërcënimin rus”

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI