Flash

Si u bë "gjenocidi" një krim i dënueshëm ndërkombëtar

Lapsi.al 26 January 2024
Si u bë "gjenocidi" një krim i dënueshëm

Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania naziste të 6 milionë hebrenjve në Holokaust, bota u bashkua rreth një motoje tashmë të njohur: "Kurrë më". Një element kyç i aspiratës që ngjarje të tilla të mos përsëriteshin më, ishte hartimi i një konvente për të parandaluar dhe ndëshkuar atë që shpesh quhet krimi i krimeve: gjenocidi. Me procesin në Gjykatën Ndërkombëtare, Izraeli përballet me akuzat për një krim, pasojat e të cilit i ka vuajtur populli i tij.

Konventa u hartua në 1948, viti i krijimit të shtetit të Izraelit. Tani Gjykata e Lartë e Drejtësisë po i kërkon Izraelit që të parandalojë gjenocidin, pasi Afrika e Jugut e akuzoi për kryerjen e një krimi, pasojat e të cilit janë të rrënjosura thellë në identitetin e tij kombëtar.

Mary Ellen O’Connell, profesore e së drejtës dhe studimeve ndërkombëtare të paqes në Universitetin Notre Dame, thotë se arsyeja se pse ekziston konventa e gjenocidit është e lidhur drejtpërdrejt me përpjekjet e nazistëve për eliminimin e popullit hebre.

“Pra të akuzohet për gjenocid është, natyrisht, jashtëzakonisht problematike, një sfidë e madhe për identitetin e Izraelit si shtet, i cili u krijua për të parandaluar gjenocidet e ardhshme kundër popullit hebre. Kjo çështje shihet me shumë seriozitet,” thotë profesorja O’ Connell.

Chimène Keitner, Profesore e Drejtësisë në Universitetin e Kalifornisë, shpjegon se ky proces është “paraprak” dhe se nuk bëhet fjalë për një gjyq penal.

“E vërteta është se ka pasur vuajtje të jashtëzakonshme njerëzore tek të dyja anët e këtij konflikti prej dekadash. Mendoj se vëmendja duhet të jetë tek gjetja e një rruge që njerëzit që jetojnë në atë rajon të jetojnë në paqe dhe siguri dhe të garantojmë që asnjëra palë të mos ta trajtojë palën tjetër në mënyrë çnjerëzore në këtë konflikt kaq të vështirë dhe në dukje të pazgjidhshëm.”

Konventa e vitit 1948 për Parandalimin dhe Dënimin e Krimit të Gjenocidit, e përkufizon atë si veprime “të kryera me qëllim për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”. Ky përkufizim përfshihet edhe në Statutin e Romës, baza për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, si një nga krimet nën juridiksionin e saj, së bashku me krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit. Kjo gjykatë ndjek penalisht individë dhe është e veçantë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila vendos për mosmarrëveshjet mes vendeve. /VOA

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI