Flash

Lezhë/ Montonte mina me telekomandë për grupet kriminale, vihet në pranga 45-vjecari

Lapsi.al 26 January 2024
Lezhë/ Montonte mina me telekomandë për grupet kriminale, vihet

Montonte mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Sekuestrohen 3 mina me telekomandë për shpërthim në distancë, të cilat 45-vjeçari Ilir Gjoka i kishte fshehur në trup, dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet këtij shtetasi, në momentin e arrestimit.

3 ditë më parë, Policia e Mirditës sekuestroi 2 mina të tjera me telekomandë dhe 1 kallashnikov, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Shërbimet operacionale dhe ato për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas prodhonte mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “New Start”.

Në qytetin e Lezhës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 45 vjecarin Gjoka i cili mund të transportonte minat me telekomandë dhe kanë ndërhyrë menjëherë për ta ndaluar. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 3 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë, dhe një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale, për kryerjen e krimeve kundër personit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Aksident në Kamëz, humb jetën 35-vjeçarja

Një aksident me vdekje është regjistruar rreth orës 05:40, në rrugën “Azem Hajdari”, Bathore në Kamëz. Një 23-vjeçar duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një...

09:06

Këmbimi valutor për këtë të premte

Në tregun e këmbimit valutor sot euro do blihet me 103.5 lekë dhe do shitet me 104.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet me 95.3 lekë dhe do të shitet...

08:18

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI