Flash

Kryeministri francez: Do të vendosë bujqësinë mbi çdo gjë

Lapsi.al 26 January 2024
Kryeministri francez: Do të vendosë bujqësinë mbi çdo

Kryeministri francez Gabriel Attal insistonte sot se greva e fermerëve “është një thirrje zgjimi” për bujqësinë franceze për të cilën shtoi do ta vendosë “para çdo gjëje”, teksa komentonte mbi pakënaqësinë e fermerëve grevistë, gjatë një vizite në një fermë në Haute-Garonne në jugperëndim të vendit.

“Besoj se të gjithë duan që të ecim përpara. Prezenca jonë këtu sot, me dy ministra, ministri i bujqësisë Marc Fesneau dhe ministri i mjedisit Christophe Bechu, do të thotë se mund të vazhdojnë të flasim e komunikojmë, mund të vazhdojmë të vendosim bujqësinë para çdo gjëje. Me zgjidhjet që unë do të prezantoj qeveria tregon që jo vetëm ju ka dëgjuar por ju ka kuptuar. Është diçka urgjente dhe unë dua t’ju them sot se dua që kjo ditë të jetë një thirrje zgjimi”, tha kryeministri.

Ndërkohë protesta e fermerëve vijonte të zgjerohej sot teksa fermerët me traktorë erdhën nga disa autostrada për të bllokuar hyrjen në ‘bypass-in’ e Le Mans në veriperëndim të Francë.

Deklarata e kryeminsitrit erdhi disa orë më vonë bllokimit të ri.

Dje qindra traktorë kanë hyrë brenda qyteteve të Rennes e Nantes në perëndim të vendit, duke u rënë borive e duke shfaqur pankarta anti-qeveritare e imitime gijotine.

“Nuk durojmë më pasi nuk fitojmë dot jetesën me punën tonë, nëse njerëzit duan ushqim cilësor ata nuk duhet të blejnë prodhimet e huaja”, tha protestuesja Nathalie Posseme, duke iu referuar politikave të zëvendësimit të ushqimit vendas me importe.

Qindra fermerë kishin bllokuar gjithashtu autostradën M35 pranë Strasbourg në lindje të vendit ashtu si dhe autostradën A1 pranë Lille, në kufirin me Belgjikën.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI