Flash

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Arjana Gumbardhi (Caco)

Lapsi.al 26 January 2024
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Arjana Gumbardhi (Caco)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 24 janar vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Arjana Gumbardhi (Caco). Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA, i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Gumbardhit kundër vendimit të Komisionit.

Gjyqtarja Arjana Humbardhi (Caco) u shkarkua nga detyra më 7 tetor 2022, pasi Komisionit i Pavarur i Kualifikimit konkludoi probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe se kishte arritur nivel minimal kualifikues për profesionalizmin.

Ariana Gumbardhi (Caco) e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Ajo punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Me sytë katër

PAPARAZZI