Flash

Ikën drejtori i KESH, pritet emërimi te Hekurudha Shqiptare

Lapsi.al 26 January 2024
Ikën drejtori i KESH, pritet emërimi te Hekurudha Shqiptare

Drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Ergys Verdho, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi është konfirmuar jo zyrtarisht nga burimet e KESH.

Dorëheqja është për shkak të largimit në një detyrë tjetër. Burimet thonë se Verdho pritet të emërohet në krye të Hekurudhës Shqiptare. Për momentin nuk ka një emër të ri, teksa drejtimi i korporatës po bëhet aktualisht nga Ministria e Energjisë.

Ergys Verdho erdhi në krye të KESH në qershor të vitit 2021, duke zëvendësuar në këtë detyrë Benet Becin, i cili dha dorëheqjen për shkak të angazhimive në politikë.

Më herët, Verdho kishte mbajtur detyrën e drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI