Flash

Afera e Inceneratorit të Tiranës/ SPAK kontroll në zyrën dhe banesën e drejtorit të Monitorimit të AKUM

Lapsi.al 26 January 2024
Afera e Inceneratorit të Tiranës/ SPAK kontroll në zyrën dhe

Drejtori i Monitorimit dhe Mbikqyrjes në Agjencinë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Mbetjeve te Ngurta në Tiranë Arben Kacorri është marrë në pyetje nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se prokurorë të SPAK dhe agjentë të BKH-së i kanë shkuar drejtorit të këtij institucioni për kontroll në banesën e tij.

Po ashtu kontrolli i SPAK është shtrirë dhe në banesën e tij. Por po ashtu bëhet me dije se, Kacorri nuk është drejtori i vetëm në Bashkinë Tiranë që i është bërë kontroll në zyrë dhe në banesë për këtë aferë.

GJKKO ka lëshuar më parë 15 udhëra-arresti për aferën e Inceneratorit të Tiranës. Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat për 14 personat e hetuar nga SPAK në lidhje me koncensionin për inceneratorin e Tiranës. Masa e sigurisë është ndryshuar vetëm për Jetmir Llapajn, anëtar i Qendrës Kombëtare të Biznesit, i cili është lënë në “arrest shtëpie”. GJKKO ka lënë në burg 5 të arrestuar si Taulant Tusha, Namir Simirxhiu, Bledar Karoli, Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndërsa në 'arrest shtëpie' janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Ndërkaq pronarët e koncesionarit "Integrated Energy B.V SPV” Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, janë në kërkim.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI