Flash

Abuzimi i mjekut me të miturën, çfarë thotë Avokati i Popullit

Lapsi.al 26 January 2024
Abuzimi i mjekut me të miturën, çfarë thotë Avokati i

Institucioni i Avokatit të Popullit, ka reaguar në lidhje me rastin e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku mjeku kardiolog Dervish Hasi 42-vjeç, u arrestua për abuzim s*eksual me të miturën 16-vjeçare, të cilën e mbante si gruan e tij të katërt, duke propozuar që të ketë ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal, për të hequr gjithë përjashtimet që lejojnë martesat nën 18-vjeç.

Duke bërë thirrje për ndëshkimin e autorit të ngjarjes, Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafikim të të miturve dhe pornografi, Avokati i Popullit, thekson se ministria e Drejtësisë ka vlerësuar rekomandimet e bëra për ndryshimet ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal.

“Duke i vlerësuar të domosdoshme përmirësimet e mëtejshme të kuadrit normativ, Avokati i Popullit ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi seksual është e domosdoshme për sigurinë dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm. Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18-vjeç apo abuzimit me të mitur.

Ndërsa e konsideron ngjarjen alarmante për të drejtat e të miturave, Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave.

Rekomandimet konkrete të Avokatit të Popullit për të përmirësuar mbrojtjen e fëmijëve do të integrohen në ndryshimet e Kodit Penal, veçanërisht në seksionin “Krime seksuale me të mitur”. Ministria e Drejtësisë i ka vlerësuar këto rekomandime në ndërmarrjen e hapave konkrete në përmirësimin e legjislacionit, për të garantuar që mosha minimale për martesë të jetë 18-vjeç”,– thuhet në reagimin e institucionit.

Kuijtojmë se në dëshminë e dhënë, 16 vjeçarja në Tiranë kishte deklaruar se ishte martuar me mjekun Dervish Hasi, nga një hoxhë para një viti dhe se për këtë gjë kishin dijeni edhe 3 gratë e tjera të 42 vjeçarit.

Mjeku kardiokirurg i Sanatoriumit, Hasi, do të qëndrojë në burg pa afat nën akuzën e “trafikimit të të miturve” dhe “p*ornografisë”, duke rënë në këtë mënyrë vepra penale fillestare me të cilën u referua materiali në prokurori, ajo e “prostitucionit”.

Të këshilluara

Shtyhet gjyqi ndaj Vangjush Dakos

Seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako do të vijojë më 2 shkurt në orën 9:00. Pas pesë orësh gjyq, seanca u shty për tu shprehur gjykata për...

19:12

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI