Flash

U bë simboli i maternitetit të Mariupolit, Marianna i del në mbrojtje Putinit

Lapsi.al 25 January 2024
U bë simboli i maternitetit të Mariupolit, Marianna i del në

Në Ukrainë, po shkakton reagime mbështetja e hapur që po i bën Vladimir Putinit, Marianna, gruaja shtatzënë që u bë simboli i spitalit të bombarduar të fëmijëve në Mariupol. Vajza, e cila jeton mes Donetskut dhe Moskës nuk e kishte fshehur kurrë më herët orientimin e saj pro-rus, por tashmë emri i saj në listën e nënshkrimeve për të mbështetur kandidaturën e presidentit rus në zgjedhjet presidenciale të 2024 i ka habitur të gjithë.

“Gjeta kohë të shkoj në pikën e grumbullimit të firmave për të mbështetur Vladimir Vladimirovich Putin si kandidat për presidencën e Rusisë. Për mua një zgjedhje e tillë është e qartë. Nuk shoh asnjë arsye për të ndryshuar asgjë. Tani, pavarësisht nga sanksionet dhe të gjitha problemet, Rusia po zhvillohet në mënyrë dinamike. Ajo po mbron qytetarët e saj dhe po punon për ta bërë të nesërmen më të mirë se dje.

Ukraine blogger video fuels false info on Mariupol bombing | AP News

Nuk mund të mohohet se është e lidhur me personalitetin e një personi specifik, nën drejtimin e përgjithshëm të të cilit merren vendimet e duhura siç e shohim edhe nga rezultatet. Dhe sa vendime të tjera të ngjashme janë marrë në vitet e kaluara. Kjo është arsyeja pse unë, si shumë qytetarë të tjerë, mbështes Vladimir Vladimirovich!", - ka shkruar vajza në Instagram si një mbishkrim shoqërues të një fotoje në të cilën është përjetësuar teksa firmoste në mbështetje të kandidaturës së Putinit.

Pregnant woman injured in Mariupol hospital strike featured in pro-Russia  propaganda

Postimi i vajzës ka ngjallur urrejtje tek ndjekësit e saj. “Putini për pak sa nuk të vrau djalin dhe ti i vendose një firmë”; “Të gjithë u shqetësuan për të kur panë ato të shtëna dhe ajo doli të ishte një krimb, në shitje”; “Epo, çfarë të them, je shitur”, “Ti më neverit, turp të kesh” - janë disa nga shumë komentet.

Më 9 mars 2022, një bombë goditi repartin e maternitetit të një spitali në Mariupol. Fotoja e Marianna, një blogere e re në muajin e 9-të shtatzënë, me plagë në fytyrë, pas shpërthimeve, bëri xhiron e botës. Por Moska kishte folur për një falsifikim. Në atë kohë rusët pretenduan se vajza ishte "një aktore e vendosur atje" për propagandë anti-Kremlin. Më pas, Marianna u tha gazetave ruse se spitali ishte i pushtuar nga regjimenti ukrainas Azov që përdorte gratë që po lindnin si mburoja njerëzore. ©LAPSI.al

Ukrainian Influencer in Maternity Ward Attack Gives Birth

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI