Flash

Opozita nuk e ndal aksionin/ Çfarë pritet të ndodhë në Kuvend

Lapsi.al 25 January 2024
Opozita nuk e ndal aksionin/ Çfarë pritet të ndodhë

Ditën e sotme pritet të mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Që prej nëntorit të 2023-it, seancat parlamentare janë zhvilluar me kaos dhe nën shoqërimin e tymuesve dhe zhurmuesve në Kuvend nga deputetët e opozitës. Këta të fundit kanë deklaruar se do të vazhdojë aksionin e saj në Kuvend deri sa të dëgjohen kërkesat që ka ndaj qeverisë, përfshirë këtu Komisionet Hetimore.

Ndërkohë sot rendi i ditës sot parashikon miratimin e projektiligjit për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, si edhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për aktivitetet operacionale të kryera nga Agjencia Evropiane e Rojes Kufitare dhe Bregdetare në Republikën e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI