Flash

Në arrest shtëpie, Malltezi bën rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë

Lapsi.al 25 January 2024
Në arrest shtëpie, Malltezi bën rekurs në Gjykatën e

Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në arrest shtëpie, për çështjen "Partizani", ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masë së sigurisë.

Rekursi është dorëzuar një ditë më parë nga avokatët e tij, ndërsa pritet të hidhet shorti dhe të caktohen data dhe ora e seancës. Edhe vetë SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjyqtarës Iliriana Olldashi që liroi nga burgu Jamarber Malltëzin.

Ndërkohë, ditën e sotme, Malltezi pritet të merret në pyetje nga SPAK, pasi akuzohet për përfshirje në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani".

Një ditë më parë u mor në pyetje për të njëjtën çështje edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI