Flash

Më pak se 11 minuta/ Zhurmues, bilbila dhe pankarta, mbyllet mes kaosit seanca plenare

Lapsi.al 25 January 2024
Më pak se 11 minuta/ Zhurmues, bilbila dhe pankarta, mbyllet mes kaosit

Ka përfunduar seanca plenare e cila që në fillim është karakterizuar nga protesta e opozitës, e reflektuar me bilbila dhe pankarta.

Deputetja Albana Vokshi ka tentuar t’i japë kryeministrit Edi Rama pankartën ku lexonte “vrasës i demokracisë”, por nuk është lejuar nga garda.

Opozita e ka bërë të qartë që nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta e tyre do të vijojë. Mbetet për të parë nëse do përdoren sërish flakadanë, ku me rregulloren e re dënimi është 60 ditë përjashtim nga Kuvendi.

Kuvendi  sot në seancë plenare miratoi me rend dite shqyrtimin e disa projektligjeve si ai i ratifikimit të marrëveshjes së financimit me Francën për programin Euro Mesdhe 2021-2027.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI