Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Europa në alarm/ Çfarë është fruthi, si trajtohet dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për të

Lapsi.al 25 January 2024
Europa në alarm/ Çfarë është fruthi, si trajtohet dhe

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti alarmin se rastet e fruthit në Europë janë shumëfishuar.

Prandaj po ju sjellim gjithçka çfarë duhet të dini për këtë sëmundje, duke filluar nga shenjat dhe simptomat e deri te opsionet e trajtimit

Çfarë është fruthi?

Fruthi është sëmundje ngjitëse virale e cila, nëse nuk trajtohet, mund të shpie në komplikime serioze shëndetësore.

Çdo njeri mund të sëmuret me fruth nëse nuk është vaksinuar ose nëse nuk e ka pasur më parë këtë sëmundje. Sidoqoftë, fruthi është më i zakonshëm te fëmijët.

Cilat janë simptomat e fruthit?

Ekspertët tregojnë se simptomat e fruthit zhvillohen mes 6 dhe 19 ditëve pas kontaktit me infeksionin.

Simptomat e para, të cilat zakonisht zgjasin 2-3 ditë, përfshijnë një ndjenjë të përgjithshme se nuk jeni mirë, keni koll, sy të lodhur, shenja në lëkurë dhe temperaturë deri në 40 gradë celsius.

Fëmijët gjithashtu mund të ankohen se drita ua lëndon sytë.

Si shpërndahet fruthi?

Virusi i fruthit mbahet në miliona pikëza të vogla të cilat dalin nga goja dhe hunda kur një person i infektuar kollitet apo teshtinë.

Kjo do të thotë se shumë lehtë mund të sëmureni nga fruthi nëse veç i nuhatni këto pikëza ose nëse e prekni sipërfaqen ku këto pikëza gjinden dhe pastaj i vendosni duart afër hundës apo gojës.

A mund të parandalohet fruthi?

Mënyra më e mirë për ta parandaluar fruthin është përmes vaksinimit.

Shumica e fëmijëve vaksinohen – doza e parë ofrohet në muajin e 13-të dhe doza e dytë në moshën 3 vjeç e 4 muaj.

Të rriturit dhe fëmijët mund të vaksinohen në çdo moshë nëse veç nuk janë vaksinuar krejtësisht më parë.

Për më shumë informata rreth vaksinimit kundër fruthit, është mirë të konsultoheni me doktorin.

Si trajtohet fruthi?

Ka disa gjëra që mund t’i bëni e të cilat jua lehtësojnë simptomat dhe e zvogëlojnë rrezikun e shpërndarjes së infeksionit.

Këto gjëra përfshijnë:

– Konsumimin e paracetamolit apo ibuprofenit për t’i lehtësuar dhimbjet, për ta ulur temperaturën, etj. (aspirina nuk duhet t’iu jepet fëmijëve nën moshën 16-vjeçare)

– Konsumimi i sasive të mëdha të ujit për ta shmangur dehidratimin

– Mbyllja e perdeve për të ndihmuar në reduktimin e ndjeshmërisë ndaj dritës

– Pushimi nga puna apo shkolla për të paktën 4 ditë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43