Flash

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën ‘arrest në shtëpi’ për ish-kryeministrin Sali Berisha

Lapsi.al 25 January 2024
Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën ‘arrest në

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi vendimin për masën "arrest shtëpie" ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Seanca u mbajt sot në orën 09:00 kur edhe u mor vendimi për ankimin e Berishës.

Vendimi i plotë nga Apeli i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi: Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI