Flash

Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen tre makina dhe një kamion, gjashtë të plagosur

Lapsi.al 25 January 2024
Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen tre makina dhe

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka sqaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI