Flash

A do të thirret Rama për t’u pyetur për “McGonigal”? Dumani: Nuk ka rëndësi emri, por provat

Lapsi.al 25 January 2024
A do të thirret Rama për t’u pyetur për

Kreu i SPAK, Altin Dumani, në një takim me studentë të universiteti ‘Luigj Gurakuqi’, ka deklaruar se nuk ka rëndësi pushteti dhe se kushdo do të duhet të japë llogari në SPAK kur t’i vijë koha.

Teksa SPAK ka nisur një hetim për çështjen “McGonigal”, Dumani nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse në pyetje do të merret edhe kryeministri Rmaa, i përmendur në dosje.

Rama a do thirret për t’u pyetur për çështjen “McGonigal”?

Dumani: Nuk mund te përgjigjem për pyetje te caktuara. Nuk ka rendësi emri, por provat dhe nuk ka rendësi pushteti që ka dhe në një moment do t’i duhet kujtdo që të vijë dhe të japë llogari në SPAK apo gjykatë. Ne jemi të ndjeshëm ndaj asaj qe ndodh edhe në media apo kudo tjetër. Shumë media në muajin shkurt të vitit të kaluar dhe deri para 2-3 muajsh kemi marrë kritika pse nuk kemi regjistruar çështjen e McGonigal dhe gjithë kriteret duhet të ndjehen të zhgënjyer se e kemi regjistruar që në janar të vitit 2022. Duhet të presim momentin kur të kemi diçka konkrete për ta publikuar.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI