Flash

4-vjeçari i pa siguruar në makinë. Detaje të reja nga aksidenti tragjik në Shkodër

Lapsi.al 25 January 2024
4-vjeçari i pa siguruar në makinë. Detaje të reja nga

Një aksident fatal për jetën e një 4-vjeçari u shënua ne aksin rrugor Shkodër-Velipojë. 2 automjete, njëra që drejtohej nga një 22-vjeçare dhe tjera qe drejtohej nga një 38-vjeçar u përplasen në vendin e quajtur Pulaj-Plazh. Fatkeqësisht nga kjo përplasje e 2 automjeteve humbi jetën një 4-vjeçar, që udhëtonte në një prej makinave.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga e afërmja e të miturit, e cila ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me automjetin tjetër. E afërmja e 4-vjeçarit ka tentuar të frenojë, por fataliteti rezultoi i pashmangshëm.

Mësohet se i mituri ndodhej në pjesën e pasme të makinës, i pasiguruar me mekanizmat e mbajtjes dhe mbrojtjes së fëmijëve brenda automjeteve. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI