Flash

Trafiku i klandestinëve, pranga 38-vjeçarit në Korçë

Lapsi.al 24 January 2024
Trafiku i klandestinëve, pranga 38-vjeçarit në

Një 38-vjeçar në Korçë është vënë në pranga, pasi transportonte në mënyrë të paligjshme katër emigrantë përkundrejt pagesës. Në kuadër të operacionit policor “Midnight 26”, u zbulua se autori me iniciale D. G., banues në fshatin Vishocicë të Devollit, e drejtonte mjetin pa patentë.

Policia ka sekuestruar automjetin, 3 celularë dhe një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa që iu gjet me vete të arrestuarit. “Shërbimet e Policisë ndaluan në dalje të qytetit të Pogradecit, automjetin tip “Benz” që drejtonte 38-vjeçari. Nga kontrolli në brendësi të automjetit, u panë 4 emigrantë të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, në mënyrë që të kalonin kufirin, ilegalisht”, njoftojnë uniformat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI