Flash

Trafikonin armë në Tiranë, lihet në burg 31-vjeçari, arrestohen 2 persona të tjerë

Lapsi.al 24 January 2024
Trafikonin armë në Tiranë, lihet në burg 31-vjeçari,

Një 31-vjeçar është lënë në burg për trafikim armësh, ndërsa janë ndaluar edhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët 31-vjeçarit që ky i fundit më pas i shiste në kryeqytet. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.

Njoftimi:

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, angazhim maksimal për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në veprimtari kriminale.

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për një 31-vjeçar që trafikonte armë zjarri në qytetin e Tiranës. Gjithashtu ndalohen dhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët e zjarrit, 31-vjeçarit. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 31 vjeçarin, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan një 24 vjeçar, dhe një 44 vjeçar, të dy banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se këta shtetas siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin 31-vjeçarit dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI