Flash

Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Spanjë, në pranga 7 shqiptarë

Lapsi.al 24 January 2024
Shkatërrohet banda e “skifterëve” në Spanjë,

Shtatë shqiptarë të moshës 26 deri në 43 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë spanjolle si autorë të dyshuar të të paktën katër krimeve të vjedhjeve në shtëpi, të kryera javën e kaluar në qytetet Palomares del Campo, Huete dhe Tinajas.

Treguesi i parë i pranisë së një qelize të grupit kriminal ka qenë identifikimi i njërit prej mjeteve të përdorura. Falë një hetimi të shpejtë, se automjeti në fjalë mund të ndodhej në një zonë të Toledos, çoi në verifikimin se autorët e dyshuar po qëndronin në një shtëpi rurale në komunën e Cedillo del Condado.

Sipas policisë spanjolle bëhet fjalë për një grup të organizuar, krejtësisht hierarkik dhe me një shkallë të lartë specializimi, i cili krijon një qendër operacioni përkohësisht, në akomodime rurale me qira, në provinca të ndryshme nga ajo ku operon, por afër në distancë.

Nga baza logjistike dhe duke përdorur mjete me fuqi të lartë, ata lëvizin drejt qyteteve të vogla, jashtë rrugëve kryesore, por pranë autostradave, gjë që u mundëson, në rast nevoje, një arratisje të menjëhershme, duke mos hezituar të sulmojnë ndonjë pengesë. Në momentin e kryerjes së akteve, ata komunikojnë nëpërmjet celularëve dhe pajisjeve të radiofrekuencës. Përveç kësaj, ata përdorën pajisje teknike shumë të specializuara, gjë që dëshmon profesionalizimin e grupit kriminal të çmontuar. Pas lokalizimit të pronës ku do të veprojnë, dy prej tyre kryejnë grabitjen, ndërsa të tjerët kryejnë punën e vëzhgimit dhe sigurojnë arratisjen.

Gjatë operacionit policor u gjetën më shumë se 7500 euro cash, bizhuteri etj. U sekuestrua një automjet i përdorur në grabitjen e Palomares del Campo, së bashku me dy makina të tjera pasagjerësh të përdorur nga të dyshuarit.

Gjithashtu janë gjetur edhe 200 gramë marijuanë. Hetimet vazhdojnë, duke mos përjashtuar arrestime të reja dhe përfshirje të mundshme të këtij grupi kriminal në më shumë vepra kriminale të kryera në krahina të tjera.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI