Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

"Nuk vidhet pa lejen e Shefit të Madh", Lëvizja Bashkë protestë për aferën e sterilizimit

Lapsi.al 24 January 2024
"Nuk vidhet pa lejen e Shefit të Madh", Lëvizja Bashkë

"Lëvizja Bashkë" do të mbajë protestën e radhës të shtunën në Sheshin "Skënderbej, në orën 11.00. Me moton "Koncesioni i sterilizimit që na vret ngadalë", lëvizja e drejtuar nga Arlind Qori, thotë se në periudhën 2016-2025 kompania parashikohet të marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe, sipas raportit të KLSH, kontrata është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin, falë miqësisë së ish-ministrit Ilir Beqaj me pronarin e kompanisë, Ilir Rrapaj. Por për "Lëvizja Bashkë", Edi Rama që është mburrur disa herë publikisht për sterilizimin, ndonëse ende nuk ka prova se ai ka marrë vetë ryshfet për miratimin e këtij koncesioni, përgjegjësia politike është në radhë të parë e tij, sepse në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh!

KONCESIONI I STERILIZIMIT QË NA VRET DALËNGADALË

Koncesioni i sterilizimit të instrumenteve spitalore është nënshkruar më 2015, me afat 10-vjeçar, mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë koncesionare “Sani Service” SHPK, me pronar Ilir Rrapajn. Ky i fundit rezulton të jetë mik i afërt i Ilir Beqajt, ministrit që dha në koncesion sterilizimin. Në periudhën 2016-2025 kjo kompania parashikohet të marrë 100 milionë euro nga buxheti i shtetit.

- Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), kontrata e sterilizimit është hartuar në kushte favorizuese vetëm për koncesionarin Sani Service. Miqësia e Ilir Beqajt me Ilir Rrapajn, sipas SPAK-ut, mund të ketë favorizuar fitimin e këtij koncesioni.

- Përse u fry fatura nga 12 milionë euro në vit që ishte parashikuar në 17 milionë euro (40% më shumë se sa ishte parashikuar nga buxheti)?

- Koncesioni korruptiv i sterilizimit ka rritur kostot shëndetësore për qytetarët. Sipas mjekëve gjinekologë, “të blesh një set kirurgjikal kushton mesatarisht 40 mijë lekë të reja. E kuptoni se sa shumë është rritur kostoja e një ndërhyrjeje kirurgjikale?!”

-Sipas KLSH, kompania koncesionare fiton miliona euro në vit duke fryrë faturat që i dërgon Ministrisë së Shëndetësisë, duke quajtur instrumente komplekse edhe të thjeshtat, ose duke i shtyrë doktorët të përdorin mjete komplekse edhe aty ku nuk duhet, për shembull në rastin e lindjeve natyrale në spitalin gjinekologjik.

-Qendra e sterilizimit e Qendrës Spitalore Universitare, e ndërtuar me kredi të Bankës së Këshillit të Evropës, nuk është vënë kurrë në funksion nga ana e shtetit, por i është dhënë në përdorim kompanisë Sani Service. Sipas një raporti të KLSH, pajisje me vlerë mbi 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan këtij koncesionari pa pagesë.

-Sipas auditimeve viteve të fundit të KLSH, vërehet një vështirësi në monitorim sa i takon instrumenteve kirurgjikale, si dhe vështirësi në respektimin e tavanit buxhetor, gjë që ndikon e zhbalancon buxhetin dhe sjell kufizime në ndërhyrje për pacientët. Vërehet po ashtu një ndryshimi i numrit të instrumenteve kirurgjikale në mënyrë të paargumentuar për disa prej seteve nga viti në vit.

-Ilir Beqaj, strumbullari i këtij koncesioni korruptiv, po hetohet gjithashtu për një skemë të pastrimit të parave kur ishte drejtor i agjencisë që monitoron fondet që vijnë nga Bashkimi Evropian (Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës). Këto manovra korruptive, sipas SPAK-ut, bëheshin nëpërmjet një restoranti në pronësi të bashkëshortes së Beqajt dhe bashkëpunimit me palë të tjera.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë rast se për koncesionin e sterilizimit Edi Rama është mburrur disa herë publikisht. Ndonëse ende nuk ka prova se Edi Rama ka marrë vetë ryshfet për miratimin e këtij koncesioni, përgjegjësia politike është në radhë të parë e tij. Në Shqipëri nuk vidhet pa lejen dhe pa hisen e Shefit të Madh! Të shtunën në orën 11:00 mblidhemi sërish në sheshin Skënderbej!

Të këshilluara

Lëvizje në SHISH, kush ikën dhe kush vjen

Qeveria ka shkarkuar nga detyra, inspektorin e përgjithshëm të Shërbimit Informativ të Shtetit. Prej sot e në vijim, Suela Bedeni nuk do të mbajë më këtë det...

18:34

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43