Flash

Akuza për seksualizimin e fëmijëve, gjiganti 'H&M' bën një hap pas

Lapsi.al 24 January 2024
Akuza për seksualizimin e fëmijëve, gjiganti 'H&M'

Njerëzit në rrjetet sociale kanë akuzuar markën suedeze H&M për seksualizimin e fëmijëve, përmes fushatës së re, në të cilën paraqiteshin dy vajza të vogla, të veshura me uniformë shkolle. “Bëji të kthejnë kokat” ishte mesazhi i fushatës, që ngjalli zemërim te njerëzit.

Pas qindra reagimeve nga njerëzit në rrjetet sociale, H&M bëri një reagim për CNN, ku njoftoi se fushata u fshi dhe marka kërkoi ndjesë për pasojat e saj. “E kemi hequr fushatën. Na vjen jashtëzakonisht keq për ndikimin që ka shkaktuar kjo fushatë”, duke premtuar se do të jenë më të vëmendshëm në fushatat e së ardhmes.

Reklama, e bërë screenshot nga shumë përdorues të rrjeteve sociale para se të fshihej, shfaqte dy vajzat dhe mesazhin e mësipërm. Njerëzit e quajtën “të frikshme” dhe “të neveritshme”, duke e akuzar markën se po seksualizonte fëmijët, duke ndikuar në mënyrën se si ato e shohin shkollën dhe vëmendjen.

“Vajzat e vogla nuk duan që të marrin vëmendjen e njerëzve”; “Ç’dreqin është kjo fushatë?”; “Pse po seksualizohen fëmijët?”; “Më fal, fillimisht Balenciaga, tani H&M?” ishin disa nga komentet e individëve në rrjet, gjithashtu edhe prindërit shprehën shqetësim mbi fushatën e publikuar. "Më fal, si ta çoj vajzën për të blerë te H&M, pasi kam parë këtë fushatë?", pyeti një nënë, ndërsa dikush tjetër tha se qëllimi dhe trajtimi i fushatës ishte i tmerrshëm dhe se vajza e tij nuk ka për të blerë kurrë te kjo markë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI