Flash

Trafik kòkaine nga Amerika Latine drejt Evropës/ Tre të arrestuar në Çeki, mes tyre një shqiptar

Lapsi.al 23 January 2024
Trafik kòkaine nga Amerika Latine drejt Evropës/ Tre të

Autoritetet çeke ka vënë në pranga 3 persona të dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës, ku një prej tyre është shqiptar. Hetimi nisi pas gjetjes në dy vitet e fundit të 1 ton 490 kg kokainë në arkat me banane në rrjetin e supermarketeve “Lidl”.

Operacioni i kryer në bashkëpunim me Interpolin, çoi në arrestimin e Jiří G., drejtuesin e departamentit të importit të fruta-perimeve në “Lidl”. Në pranga ra edhe një tjetër shtetas çek, Petr H., lidhjet e bosit çek të drogës Radovan Krejčíř, një nga njerëzit më të pasur të Çekisë, i kërkuar në këtë vend për trafik droge dhe aktualisht në burg në Afrikën e Jugut.

Personi i tretë i arrestuar është një shtetas shqiptar, i cili ishte ndërkohë nën hetim për trafik droge nga autoritetet. Grupi kriminal mësohet se drejtohej nga një person, i cili jetonte në Pragë prej kohësh dhe ishte dënuar për trafik droge. Ai kishte lidhjet në Amerikën e Jugut dhe në Portin e Hamburgut ku vinte droga. Ai rezulton i arrestuar në nëntor 2023 në Shqipëri, i kërkuar nga Gjermania me qëllim ekstradimin. Kunati i tij, i përfshirë edhe ai në këtë grup kriminal, rezulton i arrestuar në Serbi në vitin 2022, ku aktualisht ndodhet ne burg në Gjermani.

Kokaina pasi mbërrinte në Hamburg, transportohej në Çeki në arka me banane të ngarkuar në kamionë. Sipas policisë, të dyshuarit rrezikojnë 10-18 vite burg.

Të këshilluara

Arrestohen 20 shpërndarës droge në Fier

20 është numri i të arrestuarve në fazën e dytë të operacionit “Tempulli” në Fier. Në një njoftim për media, policia bën me se 8 persona po hetohen në gjendj...

15:36

Arrestohen 6 shpërndarës droge në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 6 persona në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në kuadër...

15:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI