Flash

"Po hidhni 650 milionë euro për propagandë në Shqipëri", debat në parlamentin italian për marrëveshjen Rama-Meloni

Lapsi.al 23 January 2024
"Po hidhni 650 milionë euro për propagandë në

Debat i fortë në Parlamentin Italian, ku pritet të ratifikohet marrëveshja Shqipëri-Itali për strehimin e disa mijëra emigrantëve ilegalë në vendin tonë.

Deputeti Alfonso Colucci i partisë “5 Yjet” ka kundërshtuar marrëveshjen duke thënë se shkel një sërë artikujsh të Kushtetutës Italiane.

Ai tha gjatë fjalë së tij se strehimi i 3 mijë emigrantëve në 3 kampe parashikohet të kushtojë 650 milionë euro, ndërsa në Itali me vetëm 52 milionë euro janë ndërtuar 10 qendra të tilla emigrantësh.

Sipas tij, marrëveshja është shërben vetëm si propagandë për kryeministren Giorgia Meloni dhe qeverinë e saj.

“Ka shkelje të të drejtave të njeriut. Artikujt e Kushtetutës garantojnë të drejtat e njerëzve në rrezik si, që shkelen nga marrëveshja në fjalë. Edhe në Shqipëri, një grup deputetësh kanë çuar në Kushtetutë për të vendosur. E gjithë kjo urgjencë, jo kushton të paktën 650 milionë euro, ne kemi shpenzuar për 10 qendra 52 milionë euro, ndërsa në Shqipëri me 650 milionë euro do bëhen 2.

Dhe kjo për 3000 emigrantë sepse e thotë qartë që nuk mund të strehohen më shumë se 750. Italia ka parë 115 mijë emirantë. Kjo nuk ka si qëllim të luftojë emigracionin. Këto 650 milionë euro ia merr shërbimeve esenciale të tjera.

Këto para, do ishte më mirë t’i shpenzonit në Itali, si për sigurinë e brendshme dhe pë sigurinë e qytetarëve. Ju jeni populistë të orës së fundit, po çoni paratë tona në Shqipëri. Bëhet fjalë ekskluzivisht për një fushatë propagandistike. Sot fillon zyrtarisht fushata zgjedhore e Melonit”, deklaroi Colucci.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI