Flash

Dëshmia tronditëse e 16-vjeçares: Kemi kryer marrëdhënie te banesa. E di që mjeku ka 3 partnere të tjera

Lapsi.al 23 January 2024
Dëshmia tronditëse e 16-vjeçares: Kemi kryer

Është zbardhur dëshmia tronditëse e 16-vjeçares që ka dhënë para hetuesve pas arrestimit të mjekut kirurg Dervish Hasi i cili akuzohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të si dhe tre gratë e tjera duke i filmuar dhe realizuar pornografi.

Vajza pohon se është njohur me mjekun në moshën 14-vjeçare dhe pasi kanë komunikuar kanë filluar ta pëlqejnë njëri-tjetrin. Ajo shton se është martuar me mjekun nga një hoxhë sipas një dokumenti të quajtur “nikah”.

Ajo thotë se ka kryer marrëdhënie me konsensus pasi mbushi 16-vjeçe.

“Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikante e fesë myslymane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë.

Ajo pohon faktin se në moshën 14 vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije me Dervishit moshën e saj 14 vjeçare, pastaj kanë vazhduar komunikimin ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri- tjetrit.

Pas një viti, përafërsisht në moshën 16-vjeçare ata kanë kryer marrëdhënie me njëri- tjetrin tek banesa e sipërcituar.

Vajza e di se mjeku është i martuar me një partnere dhe se ka dhe dy partnere të tjera. Ajo deklaron se me dy prej tyre njihet dhe me një nuk njihet.

E pyetur nga ana jonë ajo pohon faktin se ka kryer mardhënie seksuale për herë të fundit më datë 16.01.2024.

Deklaron se gjithçka e ka bërë me dëshirë dhe se kanë bërë martesë fetare sipas një dokumenti fetar të quajtur NIKAH dhe se kjo martesë fetare është bërë në prani të një hoxhe, rreth para një viti.

Ajo deklaron se përdor medikamente për tiroiden dhe aneminë. Po ashtu deklaron se së fundmi nuk ka pasur situata stresi, përpos atyre të streseve të perditshëm për shkak të provimeve në shkollë”, thuhet në dosjen hetimore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI