Flash

Berisha: Mediat e Ramës fshehin denoncimin e VOA, se ai korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën

Lapsi.al 23 January 2024
Berisha: Mediat e Ramës fshehin denoncimin e VOA, se ai korruptoi

Sali Berisha në protestën që u zhvillua në Rrugën e Lirisë është shprehur se Radio publike e qeverisë së SHBA i çori maskën, i nxorën fytyrën prej mashtruesi Edi Ramës, i cili thotë radio, kishte deklaruar se ne dërguam në Nju Jork të dhënat që dolën në media. Kurse radio fakton me dokumente se ato të dhëna u dërguan kohë përpara se të publikoheshin për herë të parë në botë në media.

Reagimi:

Pra, sot ishte një ditë e mirë. Sot opozita i bëri gjyqin Edi Ramës, organizatës së tij të krimit.

Por, mediat e tij po fshehin denoncimin që i bëri mbrëmë, radio publike e qeverisë së SHBA, Edvin Kristaq Ramës, i cili faktohet me dokumente se korruptoi McGonigalin për të luftuar opozitën shqiptare.

Imagjinoni miq, një president i njohur i SHBA, la detyrën sepse regjistroi kundërshtarët e vet politikë, kurse Edi Rama paguan, angazhon shefin e kundërzbulimit të FBI në luftë kundër opozitës shqiptare.

A mund të rrijë më ky njeri në pushtet? Ky është një armik i egër i Shqipërisë, një armik i egër i vendeve të lirë, një armik i egër i të gjithë qytetarëve amerikanë që i thonë vendit të tyre atdhe.

Radio publike e qeverisë së SHBA i çori maskën, i nxorën fytyrën prej mashtruesi Edi Ramës, i cili thotë radio, kishte deklaruar se ne dërguam në Nju Jork të dhënat që dolën në media. Kurse radio fakton me dokumente se ato të dhëna u dërguan kohë përpara se të publikoheshin për herë të parë në botë në media.

Pra, ato të dhëna të fshehta i mbante Edi Rama dhe i dërgoi kundër opozitës shqiptare.

Edi Rama angazhoi McGonigal, enturazhin e tij Marko Rosini dhe horra të tjerë për të shpallur non-grata Sali Berishën për llogari të superspekulantit, i cili donte që Shqipëria të shndërrohej në protektoratin e krimit, drogës dhe të gjitha ligësive të tjera njerëzore. Shqipëria të shpërbëhej, shqiptarët si komb të pakësohen, të shkojnë drejt zhdukjes.

Të gjitha këto zhvillime janë një kushtrim për çdo shqiptar, të ngrihet për të shpëtuar vendin nga kjo kalbësirë morale, që e ka emrin Edi Rama, nga kjo ligësi njerëzore, nga kjo e keqe e madhe që e ka emrin Edi Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI