Flash

Rama ‘shuplakë’ politikave të BE: Greqia merr 400 mijë euro ndihmë, ndërsa ne më pak

Lapsi.al 22 January 2024
Rama ‘shuplakë’ politikave të BE: Greqia merr 400

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen me liderët e Ballkanit në Shkup, deklaroi se është dëshpërues fakti që një vend fqinj, anëtar i BE merr 400 mijë euro ndihmë, ndërsa vendet e tjera vetëm 130 mijë.

“Dua të falënderoj miqtë tanë

Rëndësia e kësaj iniciative për vendet dhe stabilitetin paqen e prosperitetin e rajonit.

Dua të falënderoj Kopman, që dëshiron të nxisë procesin.

Para një viti në Tiranë u ballafaqua me një melankoli nga ana ime për integrimin në BE, ishte i duruar dhe dëgjoi atë që ishte frustrimi ynë kryesor, që procesi i integrimit ishte që nëse je anëtar fiton gjithçka, nëse jo nuk fiton asgjë.

Problematika mes asaj që marrin vendet anëtare është dëshpëruese.

Përpjekjet për konvergjencë janë patetike dhe ky është fakt.

Një nga vende fqinje që është pjesë e BE, nga Unioni çdo vit fiton rreth 400 mijë për qytetarët, ndërsa ne marrim rreth 130 për qytetarët. Ky është problemit. Ekziston dëshpërim në këtë drejtim”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI