Flash

Operacioni antidrøgë/ Dhjetëra të arrestuar në të gjithë vendin

Lapsi.al 22 January 2024
Operacioni antidrøgë/ Dhjetëra të arrestuar në

Një operacion antidrogë po zhvillohet në të gjithë vendin, i cili është vijimësi i megaoperacionit ‘Tempulli’.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni në qytetin e Vlorës janë arrestuar 35 persona. Po ashtu, janë sekuestruar edhe doza kokaine gati për shitje.

Mbi 20 persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacioni antidrogë që është zhvilluar gjatë natës në të gjithë vendin. Mësohet se të arrestuarit janë kryesisht të rinj nga 20 deri në 30 vjeç, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në shkollat e qytetit.

Në operacionin e nisur prej pasdites së djeshme dhe e finalizuar mëngjesin e sotëm në Korçë, janë arrestuar mbi 10 persona, ndërsa janë shoqëruar dhjetëra të tjerë. Ka qenë një hetim pro aktiv 3 mujor i Prokurorisë së Korçës në bashkëpunim me policinë, që ka rezultuar me lëshimin e urdhër-arresteve për 10 personat, si edhe shoqërime të personave të tjerë që mund të procedohen në gjendje të lirë. Nga hetimet e prokurorisë janë zbuluar prova që faktojnë se këta persona janë të përfshirë në aktivitetin e “prodhimit dhe shitjes të narkotikëve”. Mësohet se gjatë natës janë ushtruar kontrolle në mjete, banesa dhe lokale të qytetit të Korçës, por edhe të Maliqit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI