Flash

Nga Shkupi në Madrid, Rama niset me charter për panairin e turizmit në Spanjë

Lapsi.al 22 January 2024
Nga Shkupi në Madrid, Rama niset me charter për panairin e turizmit

Edi Rama nuk është kthyer fare nga Shkupi në Tiranë pas samitit me liderat e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri do të fluturojë me charterin e tij direkt e për Madrid, ku në dy ditët e ardhshme do të zhvillojë disa takime dhe do të marrë pjesë në një panair për turizmin “Fitur”.

Lapsi.al mëson se bashkë me Ramën janë edhe ministrat Mirela Kumbaro e Ogerta Manastirliu, si dhe kryetarët e bashkive Gjirokastër, Durrës, Lezhë e Shkodër.

Për udhëtimet me charter kryeministri nuk ka bërë asnjëherë transparencë.

Opozita ka kërkuar edhe ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, por që është refuzuar nga mazhoranca vazhdimisht. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 20 shpërndarës droge në Fier

20 është numri i të arrestuarve në fazën e dytë të operacionit “Tempulli” në Fier. Në një njoftim për media, policia bën me se 8 persona po hetohen në gjendj...

15:36

Arrestohen 6 shpërndarës droge në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar 6 persona në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Tempulli 2”, të akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në kuadër...

15:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI